Peshkopi serb Joanikije II, është inauguruar sot si kreu i ri i kishës së Cetinjës, pas protestave dhe dhunës në rrugët e qytetit.
Gjatë marrjes së detyrës, janë kënduar edhe këngë nacionaliste nga priftërinj dhe nga vetë Joanikije, ku theksi i është vendosur kthimit të ushtrisë serbe në Kosovë:
“Kad se vojska na Kosovo vrati…!”.
Joanikije II është një peshkop metropolitan ortodoks serb që shërben si Metropolit i Malit të Zi dhe i Bregdetit dhe primat i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi që nga maji 2021, më parë ai shërbeu si administrator i të njëjtës dioqezë nga tetori 2020 dhe vdekja e paraardhësit të tij Amfilohije i cili njihej si ultra nacionalist serb dhe përkrahës i madh i Rusisë./albeu.com