“Kur përballesh me vendimin e gabuar”, Rama publikon thirrjet e të infektuarve me Covid (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më parë për të shmangur infektimin me Covid.

Njoftimin Rama e bëri përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar thirrjet e të infektuarve me Covid nga spitali të cilët kërkojnë që shqiptarët të vaksinohen dhe të shpëtojnë njëri-tjetrin.

“Kur përballesh me vendimin e gabuar për të refuzuar vaksinën”, shkruan Rama.

Një pacient i infektuar me Covid i shtruar në spital, ka bërë thirrje të rinjve që të vaksinohen.

“Në familjen time të gjithë janë të vaksinuar përveç meje që ishte zgjedhja ime e gabuar që më solli këtu ku jam. Në varësi të kësaj bëj thirrje që të gjithë të rinjtë të vaksinohen”, ka thënë ai.

Gjithashtu një tjetër pacient bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen e mos të përfundojnë në spital.

“U bëj thirrje të gjithëve që të vaksinohen se do të përfundojnë si unë këtu”, shprehet ai./albeu.com/