“Kur isha 18 vjeç kisha rrogë 850 mijë lekë, tani marr 680 mijë” Erion Isai flet për sakrificën e madhe për kolonjarët

Ish-aktori humorit, Erion Isai, i cili është kreu i Bashkisë së Kolonjës, ka qenë i ftuar sot në “Top Albania Radio”. Gjatë intervistës, ai ka folur dhe për rrogën.

Isai zbuloi se rroga që ka marrë kur ishte 15 vjeç si aktor, ka qenë më e lartë se ajo që merr tani si kryebashkiak.

“Unë kam filluar punë në Top Channel që 15 vjeç edhe rroga me e ulët ka qenë atëhere se tani është rroga e kryetarit të bashkisë e ulët, por e mbaj mend dhe duhet ta them. I kam borxh gjithë rrugëtimin tim Dritan Hoxhës. Mua më ka zgjedhur Altin Basha në audicion. Javën e dytë që kisha filluar, kisha dalë me “Çuçkën” dhe ai vjen bën një mbledhje dhe përpara se të ikte më tha mua: “Si e ke emrin ti?” Unë ngela se 15-vjeç isha dhe vazhdoj mbaj rekordin si aktori më i vogël. I thashë unë: “Erion”. “Rrogë të plotë Erionit”, tha. Unë isha 15 vjeç dhe kam marrë atëherë që ishte fillimi, 850 mijë lekë rrogë në muaj. Tani është e kryetarit të bashkisë rroga më e vogël në jetë, që është 680 mijë lekë të vjetra.” tha Erion Isai./albeu.com


Shtuar 8.07.2021 14:01