Kur duhet konsumuar kafja e mëngjesit?

Shumë njerëz mendojnë se një kafe e fortë pas një gjumi të keq është mënyra e duhur për zgjimin, por një studim i ri ka treguar se duhet që të konsumoni vaktin e mëngjesit para se të pini kafen. Studimi tregon se pirja e kafes mund të ketë një efekt negativ në kontrollin e sheqerit në gjak, një faktor rreziku për diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Në studimin e kryer nga Universiteti Bath morën pjesë 29 gra dhe burra për tre eksperimente të ndryshme. Kafja e konsumuar para mëngjesit rriti ndjeshëm reagimin e glukozës në gjak me rreth 50% – duke treguar se konsumimi i saj pas një nate të keqe, për të mos u ndjerë të lodhur në mëngjes mund të kufizojë aftësinë e trupit për të toleruar sheqerin, sipas CNN.

Profesori James Betts, bashkë-drejtor i Qendrës për Ushqyerjen dhe Metabolizmin në Universitetin e Bath në Britani tha në një deklaratë për shtyp se mund të jetë e këshillueshme që njerëzit të mos konsumojnë një kafe të fortë brenda një ore para një mëngjesi të pasur me karbohidrate./Albeu.com/


Shtuar 6.02.2023 07:20