Në datën 24 ose 31 maj pritet që Greqia të hapet me të gjithë pikat kufitare, me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.
Në çdo rast kalimi, të vaksinuarit duhet të kenë të printuar vërtetimin e vaksinës nga e-albania dhe të tjerët duhet të kenë test PCR. Ndërsa në datën 14 maj do të bëhet hapja e turizmit ku do të përfshihet lejimi në pikat e kufirit për vendet e Europës.
Sot u urdhëruan drejtoritë e policisë në zonat kufitare që të dërgojnë forca shtesë në këto pika. Ende nuk është vendosur nëse doganat do të punojnë 24 orë apo do të mbyllen në orën 22:00.
Mësohet se lëvizja do të jetë e lirë për të vaksinuarit me çdo vaksinë të aprovuar, por nuk përjashtohet vaksina kineze dhe ruse. Ata që nuk kanë marrë 2 doza të vaksinës duhet të bëjnë test PCR për të kaluar kufirin, shkruan tch.
Numri i kufizuar e personave që lejohet të hyjnë në Greqi çdo ditë ka bërë që shumë qytetarë të mos gjejnë mundësi në sistemin e PLF për të aplikuar. Në mënyrë që të mos djegin rezultatet e testeve anti Covid shumë devijojnë lëvizjen drejt Maqedonisë apo aeroportit, por pritet që situata të përmirësohet në rast se qeveria greke vendos të hapë turizmin dhe të hapë kufirin me shtetet e tjera. /albeu.com/