Ministi i drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar ditën e sotme se më shumë se 800 të burgosur në Shqipëri do të punësohen edhe në institucione.
”Startojmë me fazën e dytë të punësimit të dënuarve në institucione, 800 të burgosur që do të punesohen në gjithë Shqiperinë”, u shpreh ministri.
Ai theksoi gjithashtu se ligji i ri nuk lejon zbritjen e dënimit nëse punon por vetëm do të paguhet.
Gjatë deklaratës ai ka folur edhe për takimet që bëjnë të burgosurit duke u shprehur se nuk do të ketë me shumë se katër takime në muaj duke përfshirë takimet e veçanta dhe takime me familjarë./albeu.com