Kur “djalli” u ul këmbëkryq, mbi 56 viktima në tribunën e Bradford!

Ishte 11 maj i vitit 1985 dhe luhej një ndeshje e rëndësishme e kampionatit anglez, Divizioni i Tretë mes kryesuesit Bradford City dhe Lincoln City. Impianti ishte i mbushur përplot, thuajse 25 mijë spektatorë që ndoqën këtë ndeshje, teksa pritej ngjitja në Divizionin e Dytë. Kore dhe duartrokitje, për të shtyrë ekipin e zemrës dret lavdisë. Një lavdi që do të kthehej në makth dhe tragjedi. “Valley Parade” i Bradford, i ndërtuar në vitin 1886 për të pritur edhe ndeshjet e formacionit të regbisë, është shtëpia e Bradford City prej vitit 1903 dhe strukturë antike me disa sektore të dërtuar me dru, por kurrë e siguruar ashtu si duhet. Kjo edhe për shkak se tifozët e duan atë romanticizëm, erën e drurit dhe antikitetin… i bën të ndihen më të dashuruar.

Por, në minutën e 40-të të pjesës së parë ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte… Një shtëllungë tymi ngrihet lart nga një nga dy tribunat e stadiumit, aty ku teknikisht konsiderohet sektori “G”. Virojtësi, pas ulërimave të tifozëve pas tij dhe pasi ndjen erën e të djegurës, ngre flamurin. Arbitri kryesor, Don Shaë, vendos të ndalojë ndeshjen deri sa të kuptohet se çfarë po ndodh. Policia nis të ndërhyjë, edhe pse alarmi i kuq ende nuk është ngritur, pasi mendohet se mund të evakuohet ajo zonë e stadiumit.

Shumë pak e kuptojnë rëndësinë e dramës që po merr jetë. Në fakt, duke qenë se tribuna përbëhet nga lënda e drrurit dhe e mbështjellë nga bitum e katram, zjarri merr dhenë dhe në pak minuta, tribuna në fjalë digjet e tëra, si në filmat apokaliptikë.
Ambulanca, policia dhe vullnetarë der në 3 të mëngjesit përpiqen të shuajnë zjarrin që ka përfshirë stadiumin: kur zbardh dita, bilanci është tragjik! Plot 56 të vdekur dhe 256 të plagosur. Kurrë nuk do të gjendet shkaku: u tha për një cigare të hedhur pa u fikur që ndezi plehrat që qëndronin poshtë stolave, të tjerë folën për çakmak… Faji mbetet jetim, si gjithmonë!

Shtuar 21.03.2021 10:03