Kuqezinjtë të pafat në Varshavë, polakët shënojnë në të vetmen goditje drejt portës

Shqipëria e ka nisur me humbje aventurën e saj në kualifikueset për Euro 2024. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, duke krijuar raste të pastra, ku më flagranti ishte ai i Myrto Uzunit, por ishin të pafat.

Polonia shënoi një gol me fat në të vetmen goditje drejt portës së Strakoshës në pjesën e parë.

Pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi, topi preku në shtyllë dhe Sviderski kaloi polakët në avantazh në minuën e 41-të të takimit.

Ndërkohë që në pjesën e dytë kuqezinjtë e rritën ndjeshëm ritmin e lojës duke vënë disa herë në vështirsi Sheznin, por pa mundur të shënojnë.

/AlbEu.com/


Shtuar 27.03.2023 22:43