Kundërshton regjimin “41 biss”, Redjan Rraja dërgon ankimim në Gjykatën e Lartë

Redjan Rraja i ka bërë rekurs vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për izolimin e tij në regjimin e posaçëm 41 bis.

Pritet që çështja tashmë të shqyrtohet nga anëtarët e gjykatës së Lartë ku Rrahja i dyshuar se mori pjesë në atentatin ndaj ish prokurorit Ndoja, ku u plagos rrumi i shijakut dhe humbi jetën Andi Maloku.

Kujtojmë se rreth dy muaj më parë Rrahjës edhe ju konfiskua pasuria.

Kujtojmë se Redjan Rraja rezulton të jetë përfshirë në dy ngjarje, që krijuan një impakt të madh në opinionin publik shqiptar, siç ishte vrasja e Elton Çiços dhe dhuna ndaj Xhisiela Malokut. Redjan Rraja është dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi u akuzua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në vrasjen e mikut të tij, Elton Çiço, më 1 maj 2016.

Në atë kohë, gjykata akuzoi Redjan Rrajën se kishte treguar veprimet e viktimës në shoqërinë e tij, para se ai të qëllohej për vdekje, në një lokal në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Rraja ka qenë i ulur në tavolinë me Çiçon, kur ky i fundit është qëlluar me breshëri plumbash, duke mbetur i vdekur në vend.

Ndërkohë, emri i Redjan Rrajës del edhe në ngjarjen e bujshme të dhunës së ushtruar ndaj Xhisiela Malokut. Ishte ish-oficeri i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu, që kallëzoi në komisariatin numër 6, në Tiranë, se është kërcënuar nga Redjan dhe Ramazan Rraja, për çështjen “Xhisiela”.