Nga pasarela në maternitet, Aurela Hoxha bëhet nënë për herë të dytë

Gati dy vite më parë, Aurela Hoxha u bë për të parën herë nënë, teksa solli në jetë djalin e saj, Alaron. Modelja e njohur dhe partneri i saj kanë vendosur ta zgjerojnë familjen dhe janë bërë sërish prindër.

Aurela është bërë nënë për herë të dytë, shkruan News31, ndërsa ka sjellë në jetë një vajzë. Kjo konfirmohet më tepër edhe nga fotoja e fundit e modeles në Instagram, me Hoxhën që ka postuar një foto me buqetat me lule që i kanë ardhur, për ta uruar për lindjen e së bijës, teksa fotoja me shumë gjasë është bërë në spital.

Njësoj si me lindjen e djalit, edhe kjo herë ishte mjaft surprizuese pasi modelja e ka mbajtur totlaisht të fshehtë edhe shtatzëninë e dytë.