Zyrtarja e VV-së në Drenas: Në Drenas e kemi mbajtur mbështetjen, synimi ynë është të shndërrohemi në forcën kryesore politike

Egzona Terdevci vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje ka arritur ta mbajë mbështetjen në Komunën e Drenasit edhe në këto zgjedhje, ndonëse pjesëmarrja e qytetarëve në votime ishte më e ulët. Në një deklaratë për “Bota sot”, ajo tha se rezultati i fituar tregon se subjekti vazhdon të mbështetet në një elektorat të qëndrueshëm, ndërsa si element pozitiv veçoi shtimin e përkrahjes nga mërgata.

Sipas saj, në zgjedhjet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 4.224 vota në Komunën e Drenasit, duke e ruajtur në përgjithësi të njëjtën përqindje mbështetjeje që kishte edhe në zgjedhjet e kaluara.

Të lidhura

None found

“Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 4,224 vota në Komunën e Drenasit. Përgjëthsisht kemi arritur të ruajmë rezultatin në përqindje që kemi pasur në zgjedhjet e kaluara. Por dalja e vogël e votuesve ka afektuar edhe komunën tonë edhe rezultatin e zgjedhjeve”, theksoi ajo.

Terdevci nënvizoi se pjesëmarrja e ulët e votuesve ka ndikuar drejtpërdrejt te rezultati zgjedhor, si për subjektin që ajo përfaqëson, ashtu edhe në nivel komunal.

“Një zhvillim i rëndësishëm është se në votimin e mërgatës kësaj radhe përveç që kemi dalë forca e parë politike, kemi shënuar edhe rritje të numrit të votave në krahasim me të gjitha zgjedhjet paraprake”, thotë ajo.

Duke folur për rezultatin, Terdevci u shpreh se ky tregues dëshmon se Lëvizja Vetëvendosje ka një bazë të qëndrueshme votuesish, e cila sipas saj po zgjerohet vazhdimisht.

“Ne besojmë se ky është një proces gradual dhe se mbështetja qytetare për programin tonë vazhdon të zgjerohet. Presim që shumë shpejt të bëhemi forca kryesore politike edhe në Drenas”, deklaroi ajo.


Shtuar 27.06.2026 22:36

meritkingGrandpashabet girişcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas