Kundërshtar i Putin, lideri i opozitës ruse shpallet fajtor për mashtrim

Lideri i opozitës ruse Alexey Navalny është shpallur fajtor për mashtrim, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass.

Prokurorët rusë kanë kërkuar që ta transferojnë Navalny-n në një burg të sigurisë së lartë, ku do të vuajë dënimin me 13 vjet për akuzat e mashtrimit dhe përbuzjes së vendimeve të gjykatës,

Navalny tashmë po vuan një dënim prej dy vitesh e gjysmë në burg në lindje të Moskës për shkelje të lirimit me kusht në lidhje me akuzat që ai thotë se ishin të sajuara për të penguar ambiciet e tij politike.