Ylli i Kombëtares Shqiptare dhe ekipit të Romës, Marash Kumbulla ka bërë një vizitë në ambasadën e Shqipërisë në Romë.
Kumbulla ka falënderuar Ambasadën e Shqipërisë në Romë, në të cilën ishte i ftuar po ashtu edhe Gazzetta dello Sport dhe SportsWeek.
Kumbulla ka postuar një video në rrjetin e tij social, Instagram, ku ka folur për shqiptarët në Itali.
“Të jesh një shembull për shumë shqiptarë që jetojnë në Itali është një krenari për mua”, tha ai.
Kumbulla u prit nga Anila Bitri e cila është një avokuese e të drejtave të femrave.
“Edhe ne jemi krenarë me ty”, u shpreh ajo.
Kumbulla u takua me gratë shqiptare ku shihet duke iu dhuruar lule për ditën e gruas.
“Dua ta falënderoj Gazzetta dello Sport dhe SportsWeek që ishin prezente në këtë moment të rëndësishëm”, tha Marash Kumbulla.
View this post on Instagram