Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka shoqëruar në qytetin e Përmetit e më pas në Tepelenë disa prej ambasadoreve të huaja në vendin tonë.
Fotot janë nga ndarë nga ambasadorja suedeze Elsa Hastad në profilin e saj në instagram.
Ajo falenderon Kumbaron që i ka treguar bukuritë e kësaj zone dhe i ka shpjeguar procesin e përgatitjes së glikosë.
“Më në fund Përmet! Më në fund Tepelenë! Faleminderit Mirela Kumbaro që na tregove bukurinë e kësaj zone, dhe na shpjegove procesin e përgatitjes së glikosë dhe rëndësinë e të ngrënit trahana!”, shkruan ajo./albeu.com/
View this post on Instagram