Një 29-vjeçar në Përmet ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur në flagrancë duke kultivuar lëndë narkotike të llojit “kanabis”, të cilat i kishte mbjellë në 30 gota plastike në banesën e tij.
Uniformat blu kanë sekuestruar farat e kanabisit, ndërsa materialet e kanë kaluar prokurorisë për shqyrtimin e mëtejshëm.
Njoftimi i policisë:
Përmet
Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrollit të territorit evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivimit të bimëve narkotike.
Vihet në pranga autori i dyshuar.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, në fshatin Kaludh, Përmet, në banesën e shtetasit K. P., kanë gjetur të kultivuara në 30 gota plastike, fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë autori i dyshuar, shtetasi K. P., 29 vjeç, banues në fshatin Kaludh, Përmet.
Materialet në ngarkim të shtetasit K. P. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.