Kultivonte kanabis, arrestohet 40-vjeçari në Berat (EMRI)

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Në operacionin e mbrëmjes së sotme shtë vënë në pranga 40-vjeçari Petrit Dyli, pasi dyshohet se kujdesej për një parcelë në të cilën kultivonte rreth 300 rrënjë të lëndëve narkotike të llojit hashash.

Forcat Shqiponja në Berat janë kujdesur për asgjësimin e këtyre bimëve.

Ndërsa në banesën e pronarit, gjatë kontrolli u gjet po ashtu një sasi e konsiderueshme hashashi e presuar.


Shtuar 22.10.2023 21:55