Kultivonin drogë në vazo dhe e shisnin, arrestohen babë e bir në Tiranë

Foto ilustruese

Babë e bir janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës pasi kultivonin bimë narkotike në ambientet e banesës së tyre.

Policia ka sekuestruar 2 kilogram lënë e  dyshuar  narkotike cannabis sativa.

Në kuadër të operacionit të koduar “House” u bë arrestimi i B. Q., 52 vjeç dhe R. Q., 23 vjeç.

Njoftim policie

Finalizohet operacioni i koduar “House”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5. Kultivonin bimë narkotike në ambientet e banesës së tyre, vihen në pranga babë e bir. Sekuestrohen 2 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “House”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – B. Q., 52 vjeç dhe R. Q., 23 vjeç (babë e bir), për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në Babrru, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në vazo, si dhe 2 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.