Kuksiani i revoltuar me Ramën: Nuk ia jap votën, çojani lajmin Sefet Gjicit

Një qytetar është shgënjyer nga Partia Socialiste dhe sot e ka deklaruar publikisht këtë gjë. I pranishëm në një takim elektoral me Flamur Hoxhën, kandidatin e PD-së për Kukësin, qytetari dëgjohet të thotë se e ka fqinj Safet Gjici, kryebashkiakun e Kukësit, por që nuk do ta votojë atë.

Madje me mikrofon në dorë, qytetari thotë që të gjithë duhet ta marrin vesh dhe t’ja çojnë lajmin Gjicit se ai nuk do ta votojë.

Unë jam i zhgënjyer nga Partia Socialiste, dhe do votoj Partinë Demokratike. atë Safet Gjicin e kam kojshi, çojani lajmin, çoja lajmin që sot e ta marrë vesh se nuk do ta votoj. Unë nuk votoj Partinë Socialiste, por atë Demokratike,”- thotë qytetari.


Shtuar 9.04.2021 19:39