Teksa vera ka trokitur, rreth 200 pacientë në ditë paraqiten te “Trauma”.
Pacientët paraqiten në Spitalin e Traumes për shkak të traumave nga akisdentet e ndryshme. Sipas bluzave të bardha, gjatë sezonit veror traumat janë në rritje për shkak të sporteve ujore.
Shefi i neurokirurgjise te Trauma, Fatos Olldashi thotë se problematikat më të shumta vijnë për shkak të numrit të madh të aksidenteve automobilistike, por dhe aksidentet në punë.
“Në vendin tonë ndodhin më shumë aksidente se në Europën lindore. Nga këta 5-10 raste kanë nevojë për operacione.Traumat e kokës kanë një përqindje të lartë invaliditeti”.
Sezoni veror sjell një rritje të numrit të traumave.
“8-10 trauma në vit janë tragjike, siç është hedhja me kokë në det, në cekëtirë. Dëmtojnë qafën dhe mbeten të paralizuar”.
Mjeku ngre si problem edhe mungesën e sigurisë në ambientet e shtëpisë.
“Rrethimet e shtëpive, portat metalike. Na vijnë fëmijët të aksidentuar në kushe të shtëpisë për neglizhime të prindërve”.
Traumat ndodhin më shumë te moshat e reja.
“Të rinjtë bëjnë më shumë trauma. Grupmoshat që merren me aktivitetin fizik, qoftë për sport apo punë. moshat e vjetra janë vulnerabël se një traumë e vogël mund të lërë pasoja të mëdha”.
Mjeku vlerëson si arritje shërbimin e qendrës së urgjencës, pasi dikur dëmtimi i pacientëve të aksidentuar vinte edhe nga transporti i gabuar.