Kufiri me Serbinë i mbyllur! Kosova vijon aksionin: Kemi gjetur disa shtëpi me armatim

Operacioni në Kosovë vazhdon. Prokuroi Naim Abazi që po ndjek rastin e vrasjes së rreshterit dje në veri deklaroi se janë duke u lokalizuar disa shtëpi dhe automjete në Banjskë të Zveçanit, në të cilat dyshohet se kanë armatim si dhe po punohet ende për të identifikuar persona tjerë të dyshuar lidhur me këtë rast.

“Jemi në atë drejtim, tu punuar hala në atë drejtim, për me mujt me identifikuar edhe persona tjerë që janë të përshirë në këtë aktivitet kriminal”, ka thënë Abazi.

Gjithashtu Abazi bëri të ditur se janë sekuestruar edhe disa kamera në lokacionin e manastirit lidhur me këtë ngjarje. Ndërkohë që pikë- kalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë vazhdojnë të jenë të mbyllura prej ditës së djeshme.


Shtuar 25.09.2023 11:37