Kudreti u vra, e Cama u plagos: Si paraqitet gjendja shëndetsore e ish-Prokurorit

Ish-Prokurori Adriatik Cama i cili mbeti i plagosur ditën e sotme në Tiranë paraqitet në gjendje të qendrueshme,

Nga spitali i Traumës bëhet me dije se ish-Prokurori ka marrë plumbin në sup (clavikul) dhe nuk ka dëmtuar ene gjaku apo nerva duke shtuar se plumbin e ka në sqetull do hiqet në një moment të dytë.

Cama u plagos pranë Gjykatës së Tiranës, teksa Kudret Saliaj u qëllua për vdekje nga vjehrri i tij Mexhit Picari. Ngjarja ndodhi disa minuta para se të niste seanca për ndarjen e kujdestarisë së fëmijëve, pasi Kudreti kishte kërkuar divorc nga bashkëshortja e tij Dhurata Picari.


Shtuar 4.06.2021 16:07