Dy motrat e 32-vjeçarit Arben Mema, i cili terrorizoi sot qytetarët duke tentuar t’i marrë prpara me makinë, kanë shkuar në sheshin “Skënderbej” pas ngjarjes duke kërkuar të vëllanë.
Ato janë treguar agresive me mediat duke i shtyrë operatorët dhe gazetarët dhe duke i kërkuar të mos filmonin, ndërsa thërrisnin me zë të lartë “ku është vëllai”.
Ndërkohë me ndërhyrjen e policisë situata është normalizuar.