“Ku është Jackie?” Biden tronditi të pranishmit, kërkon kongresmenen e ndjerë (VIDEO)

Joe Biden, presidenti i SHBA-së, i famshëm për gabimet e tij, bëri një pyetje që tronditi të pranishmit gjatë fjalimit të tij.

Biden kërkoi kongresmenen që vdiq muajin e kaluar, duke thënë “Ku është Jackie?”

Këto momente, nga konferenca për t’i dhënë fund urisë, në Shtëpinë e Bardhë, shumë shpejt u bënë virale në rrjetet sociale.

Jackie Walorski ishte një nga njerëzit që punoi shumë për financimin e konferencës në fjalë.

Biden kishte një miqësi të ngushtë me Walorski./albeu.com


Shtuar 29.09.2022 10:15