Ku do të jetë e ardhmja e Messi? Argjentinasi tregon gjithçka

Gjatë intervistës së dhënë për “Star Plus”, në të cilën ai deklaroi se në Katar do të jetë Kupa e Botës e fundit për të, Messi ka folur edhe për të ardhmen e tij në futboll. Kampioni argjentinas siguroi se nuk e sheh veten si trajner.

“Unë nuk do të jem trajner, por kështu tha edhe Zidane dhe më pas fitoi Champions League. Më pëlqen dretimi sportiv, të formoj një grup, të mbështes trajnerin, por jo gjithçka është ende 100% e sigurt dhe e qartë”, theksoi sulmuesi argjentinas./h.ll/albeu.com


Shtuar 6.10.2022 22:01