Kthyen ullishtën në fermë kanabisi: Arrestohen dy të rinj në Poliçan, në kërkim babai

Dy të rinj nga Poliçani janë arrestuar pasi akuzohen se kultivonin lëndë narkotike.

Pas kontrollit të policisë në ullishtën e tyre, janë sekuestruar mbi 200 kubike të lëndës narkotike “cannabis sativa”.

Policia bën me dije se janë arrestuar,  S. F. (S)., 24 vjeç (djali i shtetasit V. S.) dhe K. D., 23 vjeç (bashkëpunëtor), të dy banues në fshatin Çorrogjaf, Poliçan.

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi V. S., 53 vjeç, babai i njërit prej të rinjve.

Njoftimi i Policisë

Poliçan

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Shërbimet e Policisë Poliçan, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas po merreshim me kultivimin e bimëve narkotike, kanë organizuar punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ullishten e shtetasit V. S., kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 200 kubikë në të cilët sapo ishin mbjellë fara të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit: S. F. (S)., 24 vjeç (djali i shtetasit V. S.) dhe K. D., 23 vjeç ( bashkëpunëtor), të dy banues në fshatin Çorrogjaf, Poliçan, si dhe u shpall në kërkim shtetasi V. S., 53 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.


Shtuar 5.05.2021 11:34