Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si parashikohet moti për më 18 shkurt

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare për datën 18 shkurt. Në orët e mëngjesit përgjatë luginave do të shfaqet mjegulla e mjegullina.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-8 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 0-1 ballë.

Temperaturat pritet të mbeten të njëjta thuajse në të gjithë vendin, me luhatje të lehta./albeu.com/


Shtuar 17.02.2022 23:23