Kthjellët por temperatura të ulëta, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë mbetet nën ndikimin e masave ajrore të ftohta dhe të qëndrueshme, të cilat do të sjellin në Shqipëri gjatë paradites alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes herë pas here vranësirat do të shtohen, por nuk do të ketë reshje.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5 gradë celsius deri në 12 gradë.

Kosova: Mbetet Republika e Kosovës në ndikimin e motit të kthjellët por të ftohtë gjatë gjithë ditës së martë. Vlen të theksojmë që prania e erës verilindore të të bëj që temperaturat e ulëta të ndihen më tepër ndërsa ngricat vijojnë problematike në zona të veçanta.

Maqedonia e Veriut: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas hershme mbizotërojnë motin në MV gjatë gjithë ditës. Pasditja sjellë më shumë intervale me kthjellime POR era e ftohtë verilindore do bëj që temperatura të jenë shumë të ulëta. /albeu.com


Shtuar 21.12.2021 07:26