Në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Infektive sot u propozua që vlefshmëria e certifikatave të personave që kanë kaluar Covid-19 të jetë e vlefshme për 180 ditë.
Aktualisht certifikata ka pasur vlefshmëri për 45 ditë.
Komisioni ka analizuar edhe rastet e vdekjes nga Covid, për gjatë muajit Janar dhe kanë ardhur në përfundim se vetëm 6 persona të cilët kanë qenë të imunizuar me tre doza të vaksinës kanë ndërruar jetë.
Mirëpo dyshohet se ata kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, siç janë diabet, kancer, sëmundje kardiovaskulare dhe obezitet.
Rekomandimet e tjera i referohen marrjes së një doze të tretë, të shpallë publikisht protokollet e trajtimit të Covidit, si dhe të vlerësojë transmetimin e virusit në shkolla që të jetë në gjendje të gjejë rastet pozitive te fëmijët.