Mëngjesin e sotëm, kryetari i bashkisë së Devollit, Eduard Duro, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Gjykata e Posaçme, shqyrton sot në seancë paraprake kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të çështjes ndaj kryebashkiakut socialist të Devollit, Eduard Duro, ish-administratores së Bilishtit dhe tre zyrtarëve të Bashkisë Devoll.
Ata akuzohen për “shpërdorim të detyrës”, vepër që, sipas SPAK, e kanë konsumuar teksa kanë licensuar në kundërshtim me ligjin një pikë karburanti në Bilisht.