Kryeprokurori i prerë: Hetoni krimet zgjedhore

Kryeprokurori  i Përgjithshëm, Olsian Çela ka kërkuar hetim për krimet zgjedhore.

Çela u është drejtuar me një kërkesë prokurorive në rrethe “Për intensifikimin e masave administrative dhe procedurale për hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale në fushën e zgjedhjeve”.

Kryeprokurori ka kërkuar një hetim të plotë të krimit zgjedhor dhe shqyrtim të të gjitha ankesave të ardhura nga partitë politike.

 

 


Shtuar 29.04.2021 11:18