Kryeprokurori i Ferizajt: Sokol Halili kishte shenja jete në vendin e ngjarjes

Sokol Halili i dyshuar për vrasjen e Hamide Magashit është vetëvrarë sot pasi nuk ka pranuar që t’i dorëzohet Policisë së Kosovës.

Megjithatë Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se në vendin e ngjarjes Sokol Halili ka pasur shenja jete, megjithatë ka thënë se s’mund ta dinë se kur ka ndërruar jetë.

Të lidhura

None found

“Gjatë rrugës s’po mundemi me e ditë. Kur ka shku mjeku e ka konstatu. Ka pasur shenja jete në vend të ngjarjes”, ka thënë Jashari.

Ndërkohë në Klinikën Emergjente të QKUK-së kanë konfirmuar se Sokol Halili ishte dërguar aty pa shenja jete.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express drejtori i Emergjencës Dr. Naser Syla.

“Po është sjellë në Emergjencë por ka qenë pa shenja jete”, ka deklaruar Syla.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Sokol Halili e ka vrarë veten me armëzjarri. Gjithashtu kanë treguar se kishin zbuluar sot rreth orës 13:45 se ai gjendej në shtëpinë e tij, ndërkohë pas dështimit të negociatave për dorëzim, Halili ka vrarë vetën.

“Bazuar në hetimet intensive dhe veprimet operative-hetimore, sot më 02 dhjetor 2022, rreth orës 13:45 njësitet policore kanë arritur të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, Sokol Halili, viti i lindjes 1991, i cili gjendej në fshatin Davidovc të komunës së Shtimes. Policia e Kosovës me njësitet relevante, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore përfshirë masat e sigurisë në këtë lokacion, si dhe ka aplikuar masat e negocimit me personin e dyshuar për t’i mundësuar të njëjtit dorëzimin.

Përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe tentativës për negocim, nga njësitet dhe kompetentët policorë i njëjti nuk është dorëzuar dhe me armës zjarri ka kryer aktin e vetëvrasjes”, thuhet në njoftimin e Policisë./express


Shtuar më 2.12.2022 16:59

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş