Kryeprokurori Çela: Harta e re gjyqësore, urgjente!

Në një pronocim për mediat, kryeprokurori Olasian Çela ka thënë se harta e re gjyqësore duhet urgjentisht pasi ka për qëllim të amortizojë vakancat e reja në sistem që sipas tij do të vazhdojnë të shtohen.

Më tej Çela u shpreh se janë 6 prokurorë që po inspektohen nga ILD.

“Ne patëm një takim dje. Ka qenë një shqetësim që e kam paraqitur dhe në takimet e tjera, urgjencën e ndërmarrjes së një harte të re gjyqësore. Mendojmë se në një plan afatmesëm do arrijë të amortizojë vakancat e shumta në sistem. Kjo do të thotë se ne duhet të marrim masa drastike. Kjo masë nuk do të jetë e vetme. Do të merren masa edhe sa i përket funksionimit të shkollës së magjistraturës. Rigrupimi i prokurorive mendojmë se do të krijojë një shpërndarje më të drejtë të punës mes prokurorëve, si dhe një ngarkesë të përballueshme. Por prurjet e reja janë çelësi i zgjidhjes. Ne kemi kërkuar nga ILD deri tani inspektimin e 6 prokurorëve. Di që ka nisur procedimi për disa nga rastet”, u shpreh kryeprokurori./albeu.com

 


Shtuar 15.10.2021 14:13