Ditën e sotme, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u prit në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.
Krahas mirënjohjes për këtë takim të paharruar, Spiropali i shprehu Shenjtërisë së tij falenderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit, solidaritetit, drejtësisë shoqërore e paqes.
Ashtu si edhe për dashurinë e tij për Shqipërinë, e cila i ka dhënë botës Shën Terezën, për bekimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, për kujdesin e veçantë për besimtarët dhe bashkëjetesën e tolerancën fetare në vendin tonë, të cilën Ati i Shenjtë e ka vlerësuar “Një trashëgimi historike e njerëzimit”.