Kryente manovra të rrezikshme në rrugë ndërsa ishte i dehur, arrestohet 44-vjeçari në Gjirokastër

Policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar në Gjirkastër, i cili kryente manovra të rrezikshme në rrugë me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur.

Ai gjithashtu nuk iu bind urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 44 vjeç, banues në Gjirokastër.

Shtetasi J. H. në lagjen “Granicë”, Gjirokastër, duket drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz” kryente manovra të rrezikshme në rrugë, gjithashtu nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.

Materialet në ngarkim të shtetasit J. H. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjitokastët për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 17.09.2021 10:43