Kryenegociatorja e Shqipërisë me BE-në: Samiti BE-Ballkani Perëndimor forcoi mbështetjen për integrimin

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Europën, Olta Xhaçka po mban një konferencë për mediet bashkë me ministren e Shtetit dhe kryenegociatoren me Bashkimin Europian Majlinda Dhukën, me tematikë Shqipëria në marrëdhëniet me jashtë dhe rrugën e integrimit europian 2022 – 2023.

Gjatë fjalës së saj, Xhaçka tha se gjatë vitti 2022 Shqipëria ka bërë hapa mjaft të rëndësishme në lidhje me evcurinë e negociatave të vendit tonë me BE-në, ndërsa nuk la pa përmendur disa nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2022 të politikës së jashtme si marrjen e mandatit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Tiranë dhe hapjen e negociatave.

Më tej kryenegociatorja me BE-në Majlinda Dhuka u shpreh se mbajtja e samitit të BE-Ballkani Perëndimor forcoi mbështetjen për integrimin gradual të rajonit në BE bazuar mbi merita.

“Në vitin 2022 mbështetja unanime e vendeve anëtare dhe institucioneve të BE-së duke dhënë dritën jeshile për nisjen e negociatave shënoi një moment histori mbi vendin, Shqipëri ai çeli negociatat mbi bazën e meritës. Çoi para axhendën e reformave të rëndësishme të vendit. Progresi i dukshëm i Shqipërisë u konfirmuan dhe në raportin e KE-së për Shqipërinë. Struktura institucionale janë forcuar dhe Shqipëria ka bërë qartas progres, sipas raportit të KE-së. Në 2022 u mbajt në Tiranë për herë të parë samiti i BE- Ballkani Perëndimor, i cili riafirmoi rëndësinë e partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor si një rajon me perspektive të qartë Europiane. Mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Riafirmoi se BE mbetet partneri më i afërt i yni. Samiti forcoi mbështetjen për integrimin gradual të rajonit bazuar mbi merita. U zhvillua dhe u thellua dialogu në të gjitha nivelet”, u shpreh Dhuka./Albeu.com/


Shtuar 7.01.2023 12:44