Deputetja e PD-së, Flutura Açka, ka reaguar pas deklaratave të bëra sot në parlament nga kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Açka shkruan se Rama e mori përgjigjen thjesht nga një grua deputete, duke iu referuar replikës së Grida Dumës.
Duke iu kthyer fjalës së Ramës, deputetja e PD shkruan se ai tha ‘gojore’ dhe ministret e tij e duartrokitën, teksa i drejtohet Zotit t’i ruajtë gratë nga çmendina e tij.
Postimi i plotë:
Kur nuk flasin burrat e parlamentit, të cilët e kishin për detyrë
Pas fjalimin të turpshëm të Kryeministrit të mbushur me “kocka të bluara”, “thika”, “varre”, “heshta në fyt”, “pështyma”, dhe me togfjalëshin e paturpshëm
“foltore dhe gojore” e mori përgjigjen thjesht nga një grua deputete:
������ Grida Duma: “Sa mirë që më ka bërë Zoti grua. Kush e ka aparatin tretës në tru, mund ta përdorë dhe gojën për jashtëqitje.”
“Gojore”, tha Kryeministri në sy të ministreve të tij, dhe ato e duartrokitën fjalimin e tij. Zot na i ruaj gratë nga çmendina e këtij burri të pacipë!/albeu.com/