Kryeministri Rama uron 1 Majin me pamje nga Thethi: Suksese njerëzve të punës

Me anë të një video të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar sot 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, duke ndarë pamje nga Shkodra, ku sipas tij, njerëzit e punës po rrisin hap pas hapi ekonomi të shëndetshme.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama, vizitoi Thethin, ku prezantoi “Paketën e Maleve”, një program që vjen në mbështetje të investimeve në alpe.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJESI dhe nga Shkodra, ku njerëzit e punës po bëjnë të mundura deri edhe në majat e maleve, gjëra që deri dje dukeshin të pamundura, duke rritur hap pas hapi një ekonomi të shëndetshme për familjen e për vendin me besimin tek puna, respektin për punën e njëri-tjetrit, bashkimin e forcave për punë që s’bëhen dot vetëm, ju uroj në këtë një 1 maj vetëm të mira, shëndet e suksese të gjithë njerëzve të punës kudo ku janë”, shkruan Rama.


Shtuar 1.05.2024 09:18

Tags: , ,