Kryeministri Rama: Ulja e çmimit të energjisë për familjarët, e mirëmenduar, më e madhja në këto 35 vite

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ndodhet në konferencë për median, lidhur me çmimin e ri të energjisë elektrike.

“Ulja e parë e çmimit të energjisë elektrike në këto 35 vite. Kjo na mbush me krenari po të marrim parasysh cfarë humnere e kemi nisur ngjitjen. Ulja është në kundërtendencë të plotë me rajonin e kontinentin ku jetojmë ku çmimet e energjisë jo vetëm janë rritur por dhe janë të kërcënuar nga rritje të tjera”, tha Rama.

Gjithashtu, kreu i qeverise, garantoi se kjo masë është tërësisht e mirëmenduar dhe mbështetur në ekspertizën e brendshme dhe ndërkombëtare.

Ulja e çmimit të energjisë elektrike është premtuar nga kryeministri Edi Rama gjatë vitit 2024 gjatë takimeve me pensionistët. Aktualisht familjet paguajnë energjinë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH ose 11.4 lekë me TVSH.


Shtuar 8.01.2025 12:56