Kryeministri Rama nxjerr pamjet: Aeroporti i Vlorës gati vitin e ardhshëm (VIDEO)

Këtë të hënë, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka shpërndarë një video ku tregon ecurinë e punimeve në kantierin e Aeroportit të Vlorës.

Shefi i qeverisë thotë se punimet po ecin me ritme të shpejta, me qëllim që Aeroporti të jetë gati vitin e ardhshëm.

Postimi:

“Mirëmëngjesi dhe nga kantieri i punës në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ku po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati vitin e ardhshëm, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.


Shtuar 18.03.2024 08:29