Përmes një video në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka ndarë disa pamje nga shkolla më e re në Durrës, “Eftali Koçi”.
Kreu i shtetit, shkruan se shkolla është ndërtuar me standardet më të mira me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Postimi i Ramës:
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër shkollë të re, “Eftali Koçi” në Durrës, e rindërtuar me standardet më të mira me mbështetjen edhe të partnerëve tanë të BE, bashkë me kopshtin për më të vegjlit, që sapo kanë hapur dyert për 650 fëmijë, nxënës e mësues, ju uroj një ditë të mbarë“, ka shkruar kryeministri Rama.