Kryeministri Rama mesazh para takimit të Shkupit: Të afrohemi sa më shumë me BE-në

Kryeministri i vendit Edi Rama, në hyrje të takimit mes takimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE, SHBA e institucioneve financiare ndërkombëtare, mbi Planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian përcolli mesazhin se Shqipëria dhe vendet e tjera të BE-së, duhet të ndërmarrin hapa të mëdha për t’u afruar sa më shumë me BE-në.

“Mirëmëngjesi të gjithëve! Më duhet të them se ky është vërtet një takim shumë i rëndësishëm, sepse ne jemi këtu për të bashkuar mendimet tona me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe administratës amerikane për hap të madh që ne mundemi dhe duhet të ndërmarrim, që është ti afrohemi më shumë Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për planin e rritjes dhe integrimin në tregun ndërkombëtar.

Kjo e fundit deri tani ka qenë e mundur vetëm për shtetet pjesë të Bashkimit Evropian. Prandaj është një ndryshim i rëndësishëm dhe një mundësi e shkëlqyer, e cila nuk duhet humbur dhe prandaj është esenciale që ne të ia dalim të punojmë së bashku, të gjashtë shtetet e Ballkanit, është esenciale që ne të vëmë qytetarët tanë të parët dhe të lëmë politikën dhe historinë për më pas, sepse çfarëdolloj gjëje që do bëjmë dhe nëse do mundemi t’i bëjmë gjatë kësaj kohe për të përfunduar gjërat në muajt në vijim, do të përcaktojnë sesi do të jenë vendet tona në fund të kësaj dekade. Faleminderit!”, tha Rama.


Shtuar 22.01.2024 10:33