Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Situata e krijuar do të thellojë krizën ekonomike dhe energjetike

Teksa lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e tretë, duket se pasojat e asaj që po ndodh atje, po përhapen me shpejtësi në Europë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bëri me dije se sfidat më të mëdha që e presin vendin, janë ato energjitike dhe ekonomike.

Kovaçevski shtoi se qeveria e RMV-së do të bëjë sa të mundet për të ulur sadopak efektin e veprimeve ushtarake në Ukrainë, në ekonominë vendase.

“Ne si Qeveri kemi insistuar dhe mundësuam të gjithë resurset dhe energjia të drejtohen në parandalimin e krizës dhe mbështetje ekonomike për qytetarët dhe bizneset. I rritëm pagat dhe pensionet dhe financiarisht i ndihmojmë të gjithë kompanitë”, tha Kovaçevski./albeu.com/