Kryeministri i Hungarisë Orban bisedë me Putin, i kërkon armëpushim

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban thotë se ai foli gjatë me presidentin rus Vladimir Putin më herët sot dhe i kërkoi atij të vendoste një armëpushim në Ukrainë.

Gjatë një konference për shtyp, ai tha se kishte ftuar Putinin për bisedime paqeje në Hungari, së bashku me presidentët ukrainas dhe francezë, si dhe kancelaren gjermane.

Orban thotë se përgjigja e Putinit ishte “pozitive, por me kushte”, ndërsa nuk dha detaje të mëtejshme.

Kryeministri hungarez u tha gjithashtu gazetarëve se ai nuk do të dorëzohej para presionit për të zgjeruar sanksionet ndaj importeve të naftës dhe gazit nga Rusia.

Ai thotë se është i përgatitur të paguajë rubla për gazin rus, duke thyer radhët me Bashkimin Evropian, i cili ka kërkuar një front të bashkuar për të kundërshtuar kërkesën e Moskës për pagesë në monedhë.

Nacionalisti Orban shihet se ka marrëdhënie të ngrohta me Rusinë dhe i përshkroi burokratët e Brukselit dhe presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky si “kundërshtarë” në fjalimin e tij të fitores pasi ai u rizgjodh këtë javë./albeu.com


Shtuar 6.04.2022 16:22