Kryeministri i Holandës: Brengosemi për tensionet në Kosovë

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel kanë ardhur në Kosovë si miq që duan ta ndihmojnë shtetin e ri ballkanik.

Rutte tha se me Kurtin kanë folur për situatën në veri dhe ia kanë shprehur atij brengat për këtë çështje dhe e përmbendi stabilitetin rajonal si tepër të rëndësishëm.

“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës e ka bërë këtë më të rëndësishme se kurrë më parë. Dhe këtu stabiliteti regjional është proces tejet i rëndësishëm dhe sot i kemi shprehur brengat tona për ngritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai, duke shtuar se Holanda dhe Luksemburgu kërkojnë shtensionim. “Kjo është e rëndësishme jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha ai.

“Përfshirja jonë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është më e afërt se kurrë mund të them”, tha ndër tjerash kryeministri holandez.

Rutte kujtoi se “Holanda dhe Luksemburgu ishin ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

Ai kujtoi gjithashtu se “Holanda është investitori i tretë më i madh në Kosovë”.


Shtuar 4.07.2023 11:11