Kryeministri britanik telefonatë me Zelenskyn, çfarë diskutuan dy liderët

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka folur mbrëmjen e sotme me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Një zëdhënëse e Downing Street tha: “Kryeministri foli me Presidentin Zelensky këtë mbrëmje, përpara përvjetorit të një viti të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës të premten.

“Kryeministri përditësoi vizitën e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe tha se ai e kishte përdorur ngjarjen për t’u bërë thirrje aleatëve që të përshpejtojnë mbështetjen e tyre për të ndihmuar Ukrainën të përparojë në arritjet ushtarake në javët dhe muajt e ardhshëm.

Tani ishte koha që Ukraina të shfrytëzonte mundësinë për të bërë përparim të vërtetë në fushën e betejës dhe për t’i demonstruar më tej Putinit se Ukraina do të fitonte përfundimisht”, ranë dakord liderët.”


Shtuar 22.02.2023 21:52