Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nga Foltorja e Kuvendit ditën e sotme deklaroi se ka një problem shumë të madh për çështjen McGonigal.
Sipas saj, kryeministri Rama ditën e sotme nuk kishte as guxim të dëgjonte fjalimet e opozitës dhe për këtë arsye u ul mes deputetëve socialistë. Por kryemadhi theksoi se Rama i urren socialistët dhe për këtë arsye pikërisht nga zyra e tij dalin të gjithë e-mailet e kundërshatërve brenda partisë.
Kryemadhi: Mjafton të shohim panikun që kishte kryeministri Rama kur flitej për problemin McGonigal. Nuk kishte guxim të rrinte këtu dhe të dëgjonte fjalimet e opozitës, por shfaqi një dashuri shumë të madhe për kolegët e tij. Prisja që kur dolën e-mailet e Edi Ramës nga iranianët të dilnin dhe e-mailet me McGonigal, por nuk pamë asgjë aty. Ne kemi problem me Edi Ramën sepse ai ka prbolem me gjithë Shqipërinë. Por problemin më të madh e keni ju. Ai ka urryer gjithmonë socialistët. M,jafton të shohim e-mailet që dalin nga zyra e Edi Ramës. Dalin e-mailet e minsitrave të shkarkuar, të drejtorëve të shkarkuar. Po si nuk na doli e-maili i gruas apo kunatit që Ramës që fiton të gjithë tenderat. Gjithmonë dalin e-mailet e kundërshtarëve brenda partisë.
Kryemadhi tha se çfarëdo që të bëjnë çështjen McGonigal nuk e hetojnë dot, por SHBA do t’i shkojë deri në fund. Sipas saj, diskreditimi që i ka ndodhur institucioneve të FBI është shumë i madh./Albeu.com/