Kryemadhi premtim vlonjatëve: S’do i ndahem bajlozit të Rilindjes

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka qenë sot në Vlorë nga ku është shprehur se mundësia që LSI të marrë më shumë se tre mandate në këtë qark është, “po ta ndajnë mendjen mirë vlonjatët që duan ndryshim”.

“Në Sarandë LSI do jetë forcë e parë, është forcë e parë sepse Taqo ka kapacitetin e tij, forcën e tij por dhe një vajzë të re në krah Joana Ruci nga Ksamili e cila dhe ajo ka marrë përsipër një sfidë që ne të gjithë do e arrijmë.

Luani tha që do shkojmë 3 deputetë në Vlorë, por po ta ndajnë vlonjatët mendjen mirë jo 3 mandate por edhe forcë e parë shkojmë se Vlora ja vuajtur më shumë nga banda e Astirit dhe banda e Rilindjes”.

“Ju jap fjalën që s’do i ndahem bajlozit të Rilindjes që është në grahmat e fundit, që
shkatërroi cdo vlerë socialiste, por as dyshes së balerinave të bandës së Astirit Afrim Qendros e Damian Gjiknurit.

Jua bëj të qartë që metodën e blerejes së votave që bënte Afrim Qendro kur ishte drejtor në ndërmarrjet e bashkisë së Tiranës nuk e implementon dot në Vlorë se djemtë e vajzat nuk shesin identietin e tyre emrin, të ardhmen e fëmijëve të tyre për të mbuluar bandën e vjedhjet e Astirit”, tha Kryemadhi.

 

 


Shtuar 17.04.2021 12:37