Kryemadhi “lë pas” zonjat e Kuvendit, befason më veshjen (FOTO LAJM)

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka befasuar sërish me veshjen e saj në Kuvend.

Ashtu në seancën e parë Kryemadhi ka befasuar me look-un e ri ndërsa ka zgjedhur një fustan në rozë të lehtë dhe stilin e ri të flokëve.

Në seancën e dytë plenare për këtë session parlamentar deputetet në Kuvend kanë tërhequr sërish vëmendje me look-un e tyre.

Zonjat e maxhorancës kanë zgjedhur një stil si në një linjë me njëra tjetrën me pantallona dhe xhaketë serioze.

Blerina Gjylameti, Milva Ekonomi dhe Antoneta Dhima kanë spikatur me ngjyrat më të ndezura./albeu.com


Shtuar 16.09.2021 15:32