Kryemadhi flet pas daljes nga SPAK: Deklaratat e mia do bëhen vetëm në gjykatë, jo më para prokurorëve

Ditën e sotme, Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK, ndërsa është ‘betuar’ se do të përgjigjet vetëm në gjykatë dhe asnjëherë para prokurorëve të posaçëm.

Kryemadhi: Do njihem edhe me fashikujt, janë të domosdoshme për t’u njohur nga ana ime, do të përballemi edhe me ekspertizën që kemi bërë unë dhe mamaja ime, është një procedurë e gjatë që kërkon durim, konsistencë dhe përfshirjen e të gjitha palëve.

Nuk pranova të përgjigjem për asgjë, të gjitha deklaratat e mia do bëhen në gjykatë, do të flas vetëm në gjykatë. Nuk bëhen më në prokurori, por në gjykatë.


Shtuar 6.01.2025 11:19