Kryemadhi: Edi Rama nuk ka kapur vetëm shqiptarët, por edhe shpirtin e socialistëve

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u shpreh në Kuvend se kryeministri Edi Rama jo vetëm ka kapur vetëm shqiptarët, por edhe shpirtin e socialistëve.

Kryemadhi hodhi gjithashtu akuza për Ramën duke e bërë përgjegjës për ish-presidenin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë pasi akuzohet për krime lufte në kohën kur ka qenë kryetar i UÇK.

https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/1610194042755730

“Edi Rama nuk ka kapur vetëm shqiptarët, por edhe shpirtin e socialistëve. Të gjithë jemi të vetëdijshëm sesi e mori më qafë Thaçin dhe pjesëtarë të tjerë të UCK. Ana tjetër që dhet të dini është se vërtetë kontrolloni sistemin e drejtësisë, revolën e qytetarëve nuk e kontrolloni dot”, tha Kryemadhi.

Ajo theksoi se Rama nuk ka punuar për të rritur të ardhurat e qytetarëve shqiptarë, por për t’i grabitur ata, ndërsa shtoi ka përdorur McGonigal për të kërcënuar bizneset shqiptare.

“Ky ligj është vetëm për të vjedhur shqiptarët dhe për të paguar McGonigalët. Në fakt nëse ka institucion dhe ideologji që nuk i bëhet vonë për qytetarët është rilindja. Nëse do kishit interes për qytetarët do të kishin ndaluar inceneratorët. Po të donit të rrisnin fondet publike me paratë e qytetarëve nuk do të paguanit parkingjet e McGonigal. Problemi më i madh është që kemi një kryeministër të korruptuar, por tashmë më duhet t’i them edhe kryeministri i rublave. Një kryeministër që ka frikë të përballet. Ju paguani me paratë e qytetarëve shqiptarë çdo institucion të paligjshëm”, tha Kryemadhi.

 


Shtuar 16.02.2023 13:11